Maqedoni
Fillojnë regjistrimet në UT, vende për 4 mijë studentë, 60 programe studimore
15.08.2017 14:46
Universitet I Tetovës edhe zyrtarisht ka hapur dyert për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018....

UT, këtë vit ka planifikuar të pranoj rreth 4000 mijë student të rinj, të cilët do të mund të regjistrohen në 13 fakultet dhe 60 programe të ndryshme që ofron UT. As sivjet nuk do të ketë konkurs pranimi në fakultetet e disperzuara në Shkup dhe Kërçovë.
“UT parasheh të regjistron 4000 mijë studentë... Fakultet e disperzuara në konkursin të cilin ne e kemi shpallur nuk parashihet që të ketë disperzime , pasi edhe vitin e kaluar nuk ka pasur disperzime, por kjo që me konkurs nuk parashihen disperzimet kjo do të thotë se këto drejtim nëpër disa fakultet që ka pasur deri më tani siç ka qenë rasti në Shkup ose në Kërçovë në fakt kjo drejtime janë në pauzë”, tha Reshat Qaili- prorektor për arsim në UT.
Studentët që kanë në këtë universitet, thonë se kanë përzgjedhur UT-në, pasi sipas tyre ka kushtet më të mira dhe staf akademik më të mirë.
“Mendoj se profesorët janë më të mirë këtu ,këtu mendoj se kanë më shumë provoj punë dhe mendoj se do kemi më shumë shanse për punë në të ardhmen”...
“Tani do aplikoj për mjekësi të përgjithshme , mendoj se ka më shumë shanse këtu se në një vend tjetër dhe profesorët janë më të mirë dhe përvojë”...
“Është universitet I mirë ka më shumë mundësi për nxënësit dhe është I përmendur”, thanë studentët e anketuar.
Afati I parë për të aplikuar në UT-së do të zgjas deri ditën e premte, ndërsa rezultat e para do të dalin ditën e hënë.
VISAR SADIKI
