Maqedoni
Vendkalimi kufitar Bellanoc- Stançiç, zhbllokohen mjetet financiare nga fondet IPA
15.08.2017 15:07
Qeveria ka miratuar vendimin për përundimin e financim të projektit të vendkalimit kufitar Bellanoc –Stançiç...

Qeveria ka miratuar vendimin për përundimin e financim të projektit të vendkalimit kufitar Bellanoc –Stançiç, me çka edhe ligjërisht në dispozicion të këtij projekti strategjik vihen mjete financiare nga fondet IPA.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ka nënshkruar tashmë plotësimin e Marrëveshjes për financim të programit IPA, për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës se Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, për vitin 2013.
"Me përkushtim të madh u punua për plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, të cilat ishin të nevojshme për fillimin e realizimit të këtij projekti. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme ishte ndërtimi i rrugës deri tek kalimi i ri kufitar, i cili u financua prej mjeteve nacionale në shumë prej rreth 6.000.000 eurosh", thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendës kryeministrit Osmani.
Pas harmonizimit afatgjatë të procedurave për përpunim të dokumentacionit urbanistik dhe projektues, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, ndarjes së shpenzimeve operative dhe mënyrës së kryerjes së kontrolleve kufitare, të mërkurën do të vijojë nënshkrimi i Protokollit mes dy vendeve, me të cilin do të finalizohen të gjitha procedurat, njoftojnë nga Sekretariati për Cështje Europiane. Projekti ka tashmë disa vite që zvarritet për shkak të harmonizimit të procedurave paraprake, të cilat kërkonin më gjatë kohë sesa ishte parashikuar.
FJOLLA TELAI
