Maqedoni

Osmani takoi ambasadorët e rajonit, qeveria do të fokusohet në çështjen e emrit

15.08.2017 15:29

Qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet në zgidhjen e kontestit me emrin dhe përshpejtimin e eurointegrimeve.....

Kështu deklaroi Zëvendëskryetari për çështje evropiane Bujar Osmani, sipas të cilit takimet në Berlin dhe Athinë si dhe vizita e shefit të diplomacisë greke Kocijas në Maqedoni çojnë në këtë drejtim.
 
Presim në këtë rrugë të kemi sa më shum miq prandaj edhe aktiviteti i Qeverisë fokusohet në komunikimin me të gjitha shtetet por edhe fqiun tone jugor. Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive në vend, rajon, Bruksel por edhe vendet anatre të BE-së, për të bërë thyerje esenciale në drejtim të eurointegrimeve tha Osmani.
 
Sipas tij edhe procesi i reformave është i pandalshëm me qëllim të marrjes së rekomandimit pa kushtëzime dhe eventualisht nëse bëhet  përparim në drejtim të mbylljes së temave politike sensitive të marrim një date konkrete për fillimin e bisedimeve.
 
“Unë jam optimist pas kësaj që po bëjmë si reformë në Qeveri mendoj që edhe BE do  të reflekton dhe do jep rekomnadim të pakushtëzuar”, tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për cështje evropiane.
 
Duke pasur parasysh kryesimin e Bullgarisë me BE-në Osmani thot se në takimet me Ministren bullgare të punëve të jashtme veçmë është biseduar që Sofja të organizojë takim me vendet fqinje të Maqedonisë dhe Ambasadorët e BE së ku vendi do paraqes planet për reforma.
 
“Bullgaria do të kryeson më BE në nga 1 janari dhe mendoj që ka interes Bullgaria që ky rajon të mos bëhet vrimë e zezë në Europë por të jetë lartë në prioritetet e B e së dhe mendoj që ata si udhëheqës të BE së për gjashtë muajt e ardshëm do fusin agjendën e zgjërimit të Ballkanit Perendimor shumë lart në prioritetet e Be së”, tha Osmani. 
 
Sa i përket zbatimit të prioriteteve reformuese të parapara me planin 3 6 9 Osmani u shpreh i kënaqur nga dinamika e realizimit të tyre.  
 
“Jemi diku në mes të periudhës së tre muajve të pare dhe janë paraparë 73masa në këtë drejtim dhe vetëm në muajin e pare janë realizuar 1/3 e masave për disa ditë unë do dal me prerje për gjysmën e pare të kësaj periudhe dhe mendoj se dinamika është e kënaqshme të gjitha institucionet janë në vijë të realizimit të masave”, shtoi Osmani.
 
Në takimin që u inicua nga sekretarjati për cështje evropiane të ftuar ishin ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Srbisë. Me këtë rast u shqyrtua strategjia për zgjërimin e BE-së, mardhëniet fqinjësore, procesi i Berlinit, shfrytëzimi efikas i IPA fondeve si dhe bashkëpunimi ndërkufitar.
 
FLUTURA LATIFI