Maqedoni
LSDM akuza VMRO-DPMNE-së: Pengohen ligjet në interes të qytetarëve
15.08.2017 15:49
VMRO-DPMNE po keqpërdor procedurat demokratike dhe rregulloren e kuvendit vlerëson LSDM...

VMRO-DPMNE po keqpërdor procedurat demokratike dhe rregulloren e kuvendit vlerëson LSDM sipas të cilës me debate të stërzgjatura dhe me retorikë boshe, po pamundëson miratimin e ligjeve që janë në interes të qytetarëve.
Frosina Tashevska Remenski nga LSDM tha se me debatet e stërzgjatura për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski VMRO-po pengon miratimin e propozimligjit për pagën minimale dhe propozimligjin për punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara.
“Me diskutimet tuaja boshe në kuvend po mbroni kriminalitetin dhe po pengoni drejtësinë, ndërsa në mënyrë direkte po pengoni miratimin e ligjit për pagën minimale, që do të mundësojë zgjidhje për përmirësimin e standardit të mijëra familje të punëtorëve në Maqedoni.Dhe ligjin për sigurimin matrial të personave të pa punësuar për shkak të privatizimit të kompanive në pronësi shtetërore”, tha Frosina Tashevska Remenski, nga LSDM.
Me këto ligje siç tha Remenska të punësuarit në sektorin e tekstilit dhe sektorëve tjerë në vend të 9 mijë denarëve do të marrin pagë të garantuar prej 12 mijë denarësh. Me ligjin për kompanit e falimentuara janë përfshirë rreth 3 mijë persona të cilët do të marrin mbi 7 mijë e 500 denarë në muaj, për çka janë siguruar mjete buxhetore. Por këto përfitime qytetarët do të mund ti shijojnë pas miratimit të propozimligjeve në Kuvend, ndërsa sipas LSDM-së procedurat po stërzjaten si rezultat i obstruksioneve të VMRO-së.
GYLTENE SINANI
