Maqedoni
LSDM kritikon gjqyqësorin, dëmi me kusht për Urkon Skandaloz
15.08.2017 16:31
LSDM e ka quajtur skandaloz vendimin gjyqësorë për dënim me kusht ndaj ish truprojes së ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski...

LSDM e ka quajtur skandaloz vendimin gjyqësorë për dënim me kusht ndaj ish truprojes së ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski, lidhur me një aksident trafiku ku ka humbur jetën një i ri.
“Është skandaloz vendimi gjyqësor, me të cilin ish truproja e Nikolla Gruevskit Dejan Mitrevski Urko është deënuar me kusht për aksident komunikacioni me pasoja vdekjeprurëse për një djalë të ri”, thonë nga LSDM.
Kjo sipas LSDM-së është edhe një dëshmi se përkrahësit e regjimit të mëparshëm janë të privilegjuar dhe mbi ligjin derisa gjykatësit ende po punojnë në mbrojtje të kriminalitetit dhe veprave të krimit të regjimit të mëparshëm.
Kjo është dëshmi se është i nevojshëm profesionalizim urgjent dhe çlirim të sisetmit gjyqësor, për çka janë të nevojshme reforma urgjente. Ndërsa VMRO-DPMNE ka dalur me akuza për MPB-në, duke kritikuar minsitrin e Brendëshëm Oliver Spasovski për incidentin e para katër ditësh kur një polic ka shtënë me armë dhe ka plagosur dy të rinjë në Strumicë.
“Të gjith e panë se për Oliver Spasovskin është më me rëndësi të organizojë press konferenca për vetura të pluhrosura se sa të shpreh keqardhje dhe tu kërkoj falje dy të rinjëve dhe familjeve të tyre pasi policia nën kontrollin e tij ka shtënë në ata”, tha Sasho Pavllovski, nga VMRO-DPMNE.
Përgjegjësi për këtë patjetër duhet të ketë theksojnë nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND REXHEPI
