MPB, padi ndaj 5 peronsave për shkaktim të zjarreve
Pas uljes së temperaturave gjendja me zjarret në pyje është qetësuar...

Por disa nga këto zjarre janë shkaktuar nga faktori njeri prandaj janë ndrigtur disa padi ndaj disa të dyshuarve për shkaktimin e tyre.
Policia në Prilep ka ngritur padi penale kundër 58 vjecarit T.B nga Shkupi.
Sic informojnë nga MPB, I denoncuari më 12 gusht rreth orës 15:30 në fshatin Zërze në gjendje të alkoolizuar ka mbledhur thasë me letra dhe I ka ndezur në oborrin e fqiut M.S. duke hedhur më pas në zjarr batanie.
Pasi ka shkuar që të mer senede të tjera për ti ndezur, me tu kthyer ka vërejtur se zjarri është përhapur në sipërfaqe prej 500 metrash.Zjarri është vërejtur nga fqinjët të cilët kanë ardhur menjëherë dhe kanë lokalizuar.
Poashtu dy persona nga “Makedonski Brod”, më 12 gusht në fshatin Moglicë në oborrin e njërit nga dy të dyshuarit kanë ndezur zjarri. Më vonë, sipas informatave të MPB-së, zjarri është përhapur në dy shtëpi të pabanuara, koshere të bletëve dhe në një pjesë të madhe të malit.
Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga gjuajtja e shpuzës së cigares në kashtë, e cila është gjendur në oborr dhe është përhapur shpejt. Është dorëzuar edhe padi penale kundër një 36 vjeçarit nga fshati Kosovë e Makedonski Brodit, i cili gjithashtu dyshohet se ka shkaktuar zjarr.
Ai sipas informatave të MPB-së, dyshohet për shkaktim të zjarrit më 27 qershor, i cili ka filluar nga një objekt i gjuetisë, ndërkaq është përhapur në vendet “Bigor” dhe “Krusha”. Kallëzime penale janë dorëzuar edhe kundër dy shkupjanëve, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar zjarret në fshatrat “Zagrad” dhe “Zërkle”.
Ata do të përballen me veprat penale ”shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, dhe ”shkaktimin e zjarrit në pyje”.
