Hoxhaj, propozimi i Daçiç janë të pa pranueshme; Rama, Serbia ta njoh Republikën e Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u është përgjigjur propozimeve të homologut të tij serb, Ivica Daçiç, i cili ka hedhur idenë e ndarjes së Kosovës...

Në artikullin e publikuar të hënën në mediat në Beograd, Daçiç thotë se propozimet e tij janë të realizueshme dhe do t’i hapnin rrugën si Kosovës, ashtu edhe Serbisë drejt Bashkimit Europian.Por minsirtri kosovar Hoxhaj nuk e ndan të njëjtin mendim.
“Kosova është një demokraci multietnike me kufij të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht që nuk do të ndryshojnë”, shkruan Hoxhaj në rrjetet sociale.
Ai i cilëson si të rrezikshme idetë e hedhura nga Beogradi.
“Idetë e rinovuara të Serbisë për ndryshime kufijsh janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkruan Hoxhaj.
Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën beogradase Blic i pyetur se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, kryeministri shqiptar përgjigjet: “Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia!. Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendos veten në këpucët e Aleksandrit” u shpreh Rama duke shtuar se për momentin është e rëndësishme që secili të punojë fort për zgjidhjen, në mënyrë direkte, me durim dhe në mënyrë jokonvencionale.
