KOSOVË

Opozita bëhet bashkë, Ramushi kryeministër

10.06.2014 17:30

Partitë opozitare në Kosovë LDK, AAK, Nisma për Kosovën, kan arritur marrveshje për formimin e qeverisë se re të Kosovës të cilën e kanë quajtur qeverinë e Kthimit të Shpresës dhe do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj………

Partitë opozitare në Kosovë LDK, AAK, Nisma për Kosovën, kan arritur marrveshje për formimin e qeverisë se re të Kosovës të cilën e kanë quajtur qeverinë e Kthimit të Shpresës dhe do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Sipas një kominikate të publikuar në media njoftohet se është arritur marrveshje që Ramush Haradinaj të jet i nominuar për kryeministër, Kryetar i Kuvendit ti takoj LDK-së, ashtu si edhe presidenti i shtetit, i cili do të zgjidhet në harmoni me kushtetutën, ndërsa Nisma do të ketë postin e zëvendëskryeministrit. 

Të gjitha përgjegjësit e tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend.

Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE thuhet në marrveshjen e arritur. Edhe Lëvizja Vetvendosje mbështet krijimin e qeverisë së re nga partite opozitare.Duke konfirmuar se është i përfshirë në bisedimet me tri partite opozitare Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti uroi qytetarët e Kosovës që nuk do të ketë qeverisje Thaçi 3.

Ai as nuk e pohoi e as mohoi nëse Vetëvendosje do të jetë pjesë e koalicionit të kësaj qeverisje të re.

Ai tha se “ faza e parë më e rëndësishme e këtyre bisedimeve ishte që asnjëri prej partive opozitare të mos bëj koalicion me PDK-në. Hapi i dytë i bisedimeve që do të vazhdojë do të jetë se çka duhet e çka nuk duhet bërë kjo qeverisje e re. Dy kriteret e VV-së”, për qeverisjen e re janë : ndërprerja e bisedimeve me Serbinë dhe ndërprerja e privatizimit të KEK-ut, Postës dhe Trepçës. Pas këtyre dyerve e vjen hapi i tretë që është ndarja e posteve”, ka thënë Kurti. Por nga PDK kanë vlerësuar se marrëveshja e opozitës është antikushtetuese.

 “Besoj se duhet ta lexojnë Kushtetutën, ata kanë jurist të mirë. Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese” – tha Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

Marrëveshja mes partive opozitare parasheh që pjesë e kualicionit qeveritqarë të jenë edhe partite e minoriteteve. (Gyltene Sinani, TVM2)