Maqedoni
Shkarkimi i kryeprokurorit, deputetët e VMRO-së vazhdojnë replikat mes veti
15.08.2017 17:51
Deputetët e VMRO DPMNE-së, edhe në vazhdimin e 11-të të seancës ku diskutohet shkarkimi i kryeprokurori Zvërlevski...

Deputetët e VMRO DPMNE-së, edhe në vazhdimin e 11-të të seancës ku diskutohet shkarkimi i kryeprokurori Zvërlevski, vazhduan debatin mes veti me replika dhe kundër replika duke theksuar se shkarkimi i kryeprokurorit nuk është çështje urgjente dhe se ka shumë cështje të tjera që duhet të diskutohen. Xhaferi me vërejetje për zvarritjen e seancës.
“Për tre diskutantë, sot, kemi 70 replika. Se cfarë është kjo do ta thonë qytetarët, unë nuk duhet të them asgjë. Unë vetëm zbatoj atë që është vullneti i juaj si të paraqitur për fjalë përkatësisht replikë”, shprehet kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
Mospërfshirja e shumicës në debat sipas deputetëve të VMRO DPMNE-së është një shans i humbur për të diskutuar problemet në gjyqësi dhe për të gjetur dhe aplikuar përvojat më të mira,
“Hapja e diskutimit për shkarkimin e prokurorit public të RM-së ishte rast I shkëlqyer që përmes një debate thelbësor, korekt dhe konstruktiv të ndërtojmë sistem që do të mënjanojë të gjitha anomalitë që më parë janë thëksuar në betjene politike në RM”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev.
Veç kësaj, deputet e VMRO DPMNE-së pretendojnë se shkarkimet dhe emërimet pas shpalljes së zgjdhjeve lokale janë të kundërligjshme.
Mirëpo deputetët e shumicës nuk iu përgjigjën prendimeve të këtilla.
Ata mbeten në qëndrimin se nuk do të bien pre e kursit politik që imponon VMRO DPMNE në punën e Kuvendit.
Qeveria kërkon shkarkimin e Zvërlevskit pasi konsideron se kryeprokurori nuk ka ngritur procedura penale për vepra të parapara me ligj dhe ka rrënuar imazhin e këtij funskioni.
SHPËTIM NUREDINI
