Botë

Madeira, 11 të vdekur nga rrëzimi i një peme

15.08.2017 18:34

Të paktën 11 persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas rrëzimit të në peme gjatë një ceremonie fetare...

Të paktën 11 persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas rrëzimit të në peme gjatë një ceremonie fetare në ishullin portugez të Madeiras.

Pamjet amatore të rrëzimit të pemës në një shesh të mbipopulluar në periferi të qytetit kryesor, Funchal, tregojnë tmerrin e njerëzve që ishin mbledhur për të shijuar festimet me natyrë fetare në ambient të hapur për shkak të motit të mirë.

Mes viktimave siç raporton rrjeti televiziv portugez “RTP” janë edhe dy fëmijë. Festivali “Zonja e malit” është një ndër më të frekuentuarit në ishullin portugez.