Maqedoni

Dimitrov në Danimarkë, të angazhuar për integrim në BE dhe NATO

15.08.2017 19:15

Angazhimin e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO e ka shprehur edhe Minsitri i Punëve të Jahstme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov...

Angazhimin e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO e ka shprehur edhe Minsitri i Punëve të Jahstme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Danmarkë, në kuadër të vizitës rajonale në vendet Nordike.

Ai homologut të tij danez Anders Samuelsen i ka shprehur gadishmërinë e qeverisë për plotësimine të gjitha kritereve për integrim të vendit në BE dhe NATO.

Dimitrov ka shprehur angazhimin për mardhënie të mira fqinjësore, implementimin e planit 3-6-9, sundimin e së drejtës dhe pavarësisë së istitucioneve, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndërsa minsitri danez Samuelsen i ka përshëndetur përpjekjet e qeverisë për realizimin e reformave të domosdoshme si bazë për arritjen e përparimit të nevojshëm në rrugën e integrimeve evropjane dhe euroatlantike.

AI në këtë drejtim ka shprehur edhe mbështetjen e vendit të tij për Maqedoninë.