Botë
Një burrë i armatosur nga çatia ka shtënë ndaj automjeteve në Stamboll
15.08.2017 19:50
Një burrë i armatosur sot ka hapur zjarr nga çatia e një ndërtese në Stamboll, duke shtënë ndaj disa automjeteve...

Siç lajmëroi Haberturk, policia turke menjëherë e rrethoi ndërtesën dhe shpejtë arriti të kontaktojë me burrin e armatosur dhe ta arrestojë.
Incidenti ka ndodhur në lagjen e Stambollit Esenjurt. Nuk ka informacione për viktima.
Mediat turke publikuan një icnizim nga ngjarja në të cilin shihet një burrë i cili qëndron në çati duke mbajtur armë në dorë, ndërsa policët e thirrnin atë prej para ndërtese./mia
