Botë
Një aeroplan ushtarak është rrëzuar mbi rajonin shkretinor në Sirinë jugore
15.08.2017 20:35
Një aeroplan i Aviacionit ushtarak të Sirisë është rrëzuar në rajonin shkretinor sirian El Badia, lajmëroi televizioni Skaj Njuz Arabia...

Sipas televizionit, piloti i aeroplanit MiG-21 e ka mbijetuar rrëzimin dhe ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e grupit kryengritës, i cili po e kontrollonte rajonin.
Incidenti ka ndodhur në pjesën jugore të Sirisë në afërsi të kufirit me Jordaninë, ku armata siriane të enjten e kaluar iu shkaktoi humbje të mëdha kryengritësve.
Në lidhje me rrëzimin e aeroplanit është njoftuar grupi Osud al Sharkaja, i cili kumtoi se luftëtarët e tij e kanë rrëzuar MiG-un, i cili ishte në mision luftarak.
"Ai është rrëzuar në Vadi Mahmud në pjesën lindore të provincës Svejda", deklaroi zëdhënësi i grupit Al Haxh.
Autoritetet siriane tani për tani nuk i kanë komentuar informacionet për rrëzimin e aeroplanit.
Muajin e kaluar, kryengritësit sirianë kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak të forcave qeveritare në 50 kilometra në lindje të Damaskut mbi territorin nën kontrollin e tyre./mia
