Konkurs për angazhim vullnetarë në qeveri
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, qëllimi i shpalljes është përafrimi i punës së Administratës Publike me qytetarët e vendit, njëkohësisht t’ju mundësojë të rinjve përvoja të reja punuese……

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe zyra e kryeministrit të Maqedonisë publikuan shpalljen publike për angazhim vullnetarë. Të gjithë studentët, të cilët janë në përfundim të studimeve në fushën e Juridikut, Shkencave Politike, Ekonomike, Filologjike dhe Shkencave Elektroteknike do të mund të aplikojnë deri më 15 qershor.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, qëllimi i shpalljes është përafrimi i punës së Administratës Publike me qytetarët e vendit, njëkohësisht t’ju mundësojë të rinjve përvoja të reja punuese.
“Në publikimin e shpalljes për vollonter në Kryeministri dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, institucionet qendrore të Qeverisë dëshirojnë t’ju dërgojnë një mesazh të qartë institucioneve tjera për të inkurajuar edhe ata që të angazhojnë punëtorë vullnetarë. Posaçërisht duam të inkurajojmë biznes-sektorin privat për iniciativa të tilla, që të rinjtë gjatë sezonit verore të kalojnë kohën e tyre në ato kompani dhe të përfitojnë njohuri dhe përvoja të reja”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.
Vullnetarët e angazhuar do t’ju paguhet kompensim për shpenzimet e ushqimit dhe transportit në bazë të Ligjit për Volonterizëm, shumë e cila arrin deri në 4 500 denarë.( Zejxhane Osmani, TVM2)
