RREGULLORE PËR NDJEJKEN MEDIATIKE TË ZGJEDHJEVE LOKALE 2017

16.08.2017 10:29

Rregullore për ndjejken mediatike të zgjedhjeve lokale 2017…

1.RREGULLA TË PËRGJITHSHME
 
Rregullorja përfaqëson operacionalizim të detyrimeve të Servisit Publik-RTM,  për mbulimin mediatik të procesit zgjedhor, sipas rregullativës zgjedhore. 
Sipas Kodit Zgjedhor, Servisi Publik është i detyruar të sigurojë mbulim të procesit zgjedhor në mënyrë të balancuar , të drejtë e të paanshme , në të gjithë programin e tij, duke mundësuar kushte të njejta për qasje të barabartë tek të gjitha xhanret e përfaqësimit mediatik gjatë kohës së zgjedhjeve ( lajme, programe të vecanta informative, dhe prezentim pa pagesë) për të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor. 
 
Gjithashtu, në bashkëpunim me KSHZ-në, RTM ka detyrim të informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikën e votimit dhe me të gjitha informacionet e tjera që lidhen me procesin zgjedhor.
Nga këto rregulla, del qartë se në cilat pjesë të programacionit të tij, RTM do tëbëjë mbulimin e procesit zgjedhor, duke respektuar  standardet dhe detyrimet ligjore , për të mundësuar edhe të drejtën për përgjigje dhe korrigjim të informacioneve të publikuara në programet tona, sipas Ligjit për Media.
Këto rregulla vlejnë nga data e shpalljes së zgjedhjeve lokale , deri në përfundimin e zgjedhjeve.
 
II. MBULIMI I PROCESIT ZGJEDHOR NË EDICIONET INFORMATIVE
Servisi I dytë programor, TVM2, programi në gjuhën shqipe,  do të mbulojë aktivitetet zgjedhore në edicionet informative• Gjatë informimit ditor do të përfshihen informacione në edicionet informative, për aktivitetet e pjesmarrësve në garën zgjedhore, sipas parimit të proporcionalitetit, me mbulim të balancuar të aktiviteteve të pjesmarrësve në zgjedhje, sipas kapaciteteve kuadrovike dhe teknike të Servisit të dytë programor – TVM 2.
 
Maqedonia voton- Zgjedhjet Lokale 2017 - Lajmet ora 12:00, Ditari 1- ora 18:30, Ditari 2 - ora 22:00
TVM 2 do të informojë në tre rripat e tij të edicioneve informative për informacionet nga vendi dhe bota. Informacionet rreth aktiviteteve të partive për Zgjedhjet lokale, do të trajtohen vetëm në ditaret qëndrorë televizivë të orës 18:30 dhe 22:00.
 
Në edicionin e lajmeve të orës 12:00, do të përfshihen informacione nga vendi dhe bota, ndërsa sa u përket informacioneve rreth zgjedhjeve lokale, do të jepen lajme të shkurtra paralajmëruese, për mbajtjen e tubimeve të ditës të pjesmarrësve në zgjedhje. 
 
Prezentimi I blloqeve të aktiviteteve zgjedhore, do të bëhet sipas sistemit të rotacionit. Si aktivitete zgjedhore, vlerësohen mitingjet, pres konferencat, takimet me qytetarët dhe aktivitetet e tjera të përfaësuesve të partive dhe kandidatëve. 
 
Sipas nenit 76 të Kodit Zgjedhor, në periudhën e fushatës zgjedhore, Servisi publik është I detyruar të sigurojë përfaqësim të adekuat të pjesmarrësve në fushatën zgjedhore,  më saktë, 30% e kohës në edicionet qëndrore informative do t’i kushtohet informacioneve nga ngjarjet e  ditës në vend dhe botë, 30% e kohës ndahen për aktivitetet e partive politike në pushtet, 30% e kohës për aktivitetet e partive politike në opozitë dhe 10 % për aktivitetet e partive politike , që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së
Rregullativa ligjore nuk parashikon kohë televizive për aktivitetet e kandidatëve të pavarur, por marrë arasysh detyrimin ndaj shikuesve dhe roline  Servisit publik, TVM 2 do të përpiqet që të mbulojë sipas mundësive edhe aktivitetet e tyre. Për aktivitetet e kandidatëve të pavarur do të informojmë në kuadër të kohës prej 10% që sipas ligjit u takon aktiviteteve të partive politike,  që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së.
 
Informacionet reth aktiviteteve parazgjedhore të partive politike në pushtet dhe opozitë, do të emetohen me rrotacion, duke ruajtur ndarjen ligjore kohore dhe  tonin neutral gjatë informimit. Minutazhi i informacioneve për seicilën parti pjesmarrëse në procesin zgjedhor, do të ndahet në përputhje me parimet e informimit të balancuar, sipas nenit 75 të Kodit Zgjedhor. 
 
INFORMIMI PËR AKTIVITETET E PUSHTETIT QËNDROR DHE ATIJ LOKAL
Gjatë edicioneve informative në TVM 2, aktivitetet e rregullta të organeve qeveritare, atyre komunale dhe institucioneve të tjera publike, por që nuk kanë të bëjnë me procesin zgjedhorr, do të trajtohen në minutazhin e rezervuar për ngjarjet nga vendi dhe rajoni. 
 
Marrë parasysh obligimet që dalin nga neni 76, alinea 12 e Kodit Zgjedhor, sipas së cilës, që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre, informacionet reth aktiviteteve të rregullta të organeve shtetërore, komunave dhe qytetit të Shkupit, institucioneve shtetërore si dhe aktivitetet e personave juridikë dhe të tjerëve që sipas ligjit kryejnë funksione publike, nuk guxon të jetë në funksion të prezentimit mediatik zgjedhor të asnjë subjekti politik, TM 2 reth këtyre aktiviteteve do të informojë sipas standardeve të zhanreve gazetareske. 
INFORMACIONET RRETH HULUMTIMIT TË MENDIMIT PUBLIK ( ANKETAT).
 
TVM2 do të informojë rreth rezultateve të anketave të mendimit publik, vetëm nëse njihet saktë porositësi i tyre dhe nëse të njejtat janë bërë me  një numër të konsiderueshëm të anketuarish 
Gjatë publikimit të rezultateve nga analiza e mendimit publik, do të respektohen parimet e pëposhtme:
- Informacioni duhet të përmbajë të dhënat si vijon: emrin e porositësit të anketës, pra kush e kërkon dhe kush e paguan të njejtën, emrin e institucionit që e ka kryer anketën, metodologjinë e përdorur, strukturën dhe numrin  e të anketuarve dhe periudhën në të cilën është kryer e njejta;
-       Lajmi do të përmbajë edhe margjinën e pritur të  gabimit , vecanërisht kur ndryshimi mes ptretendentëve është në kuadër të kësaj margjine;
-       Rezultatet e hulumtimeve të mendimit publik, lidhur me pjesmarrësit në procesin zgjedhor, do të publikohen më së voni 5 (pesë) ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve, për rrethin  e parë dhe të dytë zgjedhor;
-      Rezultatet e hulumtimeve të mendimit publik, të mbajtura në ditën e zgjedhjeve nuk do të publikohen para orën 19:00, pra para mbylljes së kutive të votimit. 
 
HESHTJA ZGJEDHORE
Gjatë heshtjes zgjedhore, TVM do të informojë reth procesit zgjedhor por pa emetuar përmbajtje që mund të cilësohen si shkelje e heshtjes zgjedhore. Që do të thotë, nuk do të emetohen : 
- Asnjë informacion , film, fotografi apo material audio, që ndërlidhet apo në të cilin marrin pjesë pjesmarrësit në procesin zgjedhor;
- Asnjë informacion të drejtpërdrejtë apo të fshehtë,  që ndërlidhet me fushatën elektorale të subjekteve të caktuara e që mund të ndikojë në vendimin  e votuesve;
-     Asnjë të dhënë që zbulon identitetin e subjekteve dhe/apo të individëve të përfshirë në incidente eventuale apo parregullsi të tjera gjatë procesit zgjedhor; 
-     Asnjë deklaratë nga kandidatët në procesin zgjedhor, pjesmarrës në fushatën zgjedhore, përfaqësues të partive politike apo bartës të funksioneve në organet qeverisëse.
 
EDICIONET INFORMATIVE NGA DATA E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE, DERI NË DATËN E FILLIMIT TË FUSHATËS ZGJEDHORE.
 
TVM 2, në periudhën nga data e e shpalljes së zgjedhjeve, deri në datën e fillimit të fushatës zgjedhore, do të respektojë standardet për krijimin e programeve televizive, të vërtetuara në Ligjin për Veprimtari Audio dhe Audio- vizuele, standardet profesionale të Kodit Etik të gazetarëve dhe të vetë RTM-së, si dhe principet për mbulimin e zgjedhjeve , duke mundësuar informim të balancuar të aktiviteteve të partive politike në pushtet dhe opozitë, të përfaqësuara në KUvendin e RM-së, dhe të aktiviteteve të partive që nuk  kanë përfaqësues të tyre në Kuvendin republikan. 
 
III. ZGJEDHJET NË KUADËR TË PROGRAMEVE TË VEÇANTA INFORMATIVE
 
Duke pasur parasysh të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve për informim dhe për qëndrimet e të gjitha subjekteve relevante  politike, si dhe ndryshimet në qëndrimet dhe politikat e këtyre subjekteve, vecanërisht në periudhën e zgjehjdeve, TVM 2 do të fokusohet në emetimin e emisioneve debative, përmes të cilave qytetarët më lehtë do të mund të kutjnë qëndrimet e kandidatëve dhe  të partive politike.
 
EMISIONET DEBATIVE 
Në pajtim me detyrimin ligjor që rjedh nga neni 76 alinea 1, TVM 2 planifikon të organizojë emisione debative tre herë në javë ( nëse këtë na e mundësojnë kushtet teknike por edhe gadishmëria e partive politike për të marrë pjesë në to) , due filluar nga java e parë pas verifikimit të kandidaturave ( 14 shtator 2014) dhe gjatë gjithë kohës së zgjatjes së fushatës parazgjedhore 
Programe debative do të emetohen edhe nga njësitë e vecanta programore në gjuhën e etniteteve të tjera, pjesë e  Servisit të Dytë Publik, sipas mundësive teknike dhe kuadrovike. Debatet do të jenë me tema relevante , të miratuara paraprakisht nga kolegjumi programor i TVM 2. 
 
Debatet do të fokusohen në përballjen e kandidatëve për kryetarë komunash dhe përfaqësuesve të partive politike nga pozita dhe opozita. Debatet gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, do të mbahen me pjesmarrjen e kandidatëve të vërtetuar, pjesmarrës në procesin zgjedhor, gjithashtu debate të vecanta do të mbahen edhe me analistë dhe njohës së cështjeve. 
TVM 2 do t’ua bëjë të qartë paraprakisht pjesmarrësve, rregullat e debatit , që do të jenë të njejta për të gjithë pjesmarrësit në debate. 
 
Për të mundësuar kushtet për qasje të njejtë në emisionet debative  dhe prezentim të barabartë për të gjithë kandidatët, ekipi I redaktorëve të TVM2, do të kujdeset që të gjithë pjesmarrësit në debat, kur bëhet fjalë për përfaqësues të partive politike,  të jenë në pozicione të njejta apo të përafërta dhe mundësisht I njejti person të mos paraqitet në më shumë debate. 
 
TVM 2 I informon të gjitha partitë politike, pjesmarrëse në procesin zgjedhor për Zgjedhjet LOkale 2017, se kur përfaqësuesit e tyre do të marrin pjesë në emisionet tona të cilat xhirohen para emetimit, nuk do të kenë mundësi të kërkojnë korrigjim apo fshirje të pjesëve të caktuara nga deklaratat e dhëna në debat. Pra debatet xhirohen dhe emetohen njësoj sit ë jenë të drejtpërdrejta, por orari I xhirimit caktohet parapraksiht, marër parasysh se kandidatët gjatë fushatës janë të zënë me kampanjën zgjedhore, e vetëm pët tu mundësuar atyre qasje meë të lehtë televizive deri tek shikuesi.  
 
Drejtuesit e debateve , do t’u përmbahen rregullave të Kodit Etik dhe principeve profesionale për neurtalitet gjatë drejtimit të të njejtave, duke mosmbajtur anën e asnjërit prej të ftuarve në debat. Drejtuesit do t’u japin mundësi të gjithë pjesmarrësve të thonë qëndrimet dhe mendimet  e tyre, pa bërë pyetje provokuese për ndonjërin prej pjesmarrësit apo pyetje “të porositura” për pjesmarrës të tjerë. 
 
TVM 2 do të organizojë debate, edhe nëse ndonjë prej partive apokandidatëve, refuzon të marrë pjesë në të, në këtë rast karrikja do të lihet e zbrazur dhe publiku do të informohet për rasyet e mungesës eventuale së pjesmarrësve të caktuar duke u dhënë njëkohësish mundësinë pjesmarrësve të tjerë të shfaqin qëndrimet e tyre.
 
III. PROGRAME TË TJERA ZBAVITËSE DHE INFORMATIVE
Që nga dita e shpalljes së Zgjedhjeve Lokale, deri në ditën e përfundimit të tyre, në pjesët e tjera programore, TVM 2 nuk do të japë asnjë informacion që ka lidhje me të njejtat. Programet që kanë funksion argëtues, nuk do të përdoren për prezentim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë,  të asnjë lloj aktivitetiqë ka të bëjë me zgjedhjet e as për intervista me bartës të funksioneve publike 
 
IV. PREZENTIM POLITIK PA PAGESË
Në pajtim me obligimin  për emetim politik pa pagesë , nga Kodi Zgjedhor, TVM 2 gjatë kohës sa zgjat fushata parazgjedhore, do të emetojë Program politik pa pagesë ( të vecantë sipas gjuhës amëtare të kandidatëve, në rripat e vecantë programorë) për të gjitëh pjesmarrësit e procesit zgjedhor. Kohëzgjatja e paraqitjeve, do të jetë sipas principit të informimit të balancuar, e njejtë për të gjithë, të vërtetuar në nenin 75 të Kodit Zgjedhor. 
Paraprakisht partitë dhe kandidatët do të jetë të njoftuar për oraret e xhrimit dhe të emetimit të Programit politik pa pagesë. Radhitja e partive do të përcaktohet përmes tërheqjes rastësore. Programi politik pa pagesë, do të emetohet në periudhën kohore pas orës 19:00 deri në orën 23:00, për të cilën do të informoheni paraprakisht. 
Program politik pa pagesë, do të jetë I ndarë nga programet e tjera me shenjat përkatëse, të cilat qëndrojnë në ekran gjatë gjithë kohës së emetimit. 
 
V. E DREJTA PËR KORRIGJIM DHE PËRGJIGJE
Kush mundet të kërkojë korrigjim apo përgjigje.
Cilido pjesmarrës në garën zgjedhore, ( kandidat, parti politike, koalicion etj), si dhe cdo person fizik apo juridik, ka të drejtë nga TVM 2, më saktë nga kryeredaktori I TVM 2,  të kërkojë pa asnjë kompensim, të pubikojë:
-     Korrigjim të informacioneve të publikuara, për të cilat duhet të japë fakte dhe të dhëna të sakta për informacionet e pasaktë dhë emetuara eventualisht nga TVM 2, e të cilat kanë dëmtuar të drejtat apo interest e tij/tyre;
-    Përgjigje për informacionin e publikuar, nëse ai ka të bëjëme faktet e publikuara nga gazetarët apo nëse ka interes legjitim;
   Kërkesat për publikim të demanteve apo korrigjim të informacioneve të emetuara, bëhen në formë të shkruar 
-      Kërkesa duhet të jetë e firmosur nga ana e dërguesit , me të gjitha të dhënat rreth tij; 
-     Duhet qartë të ceket informacioni apo e dhëna e cila demantohet apo duhet të korrigjohet dhe data e emetimit të të njejtit;   
 
AFATI I PUBLIKIMIT DHE TË DHËNA TË TJERA
Gjatë kohës së procesit zgjedhor, korrigjimi, më saktë demanti, do të emetohet në edicionin e parë informative të radhës, menjëherë pas pranimit të ankesës. Nëse kërkesa/demanti, nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor, atëherë vlen afati dhe kushtet nga Ligji për Media ( Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 184/2013 dhe  13/2014).
 
Kryeredaktore e TVM 2
MIGENA GORENCA