Maqedoni

Osmani për vizitë pune në Gjermani

16.08.2017 12:07

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani po qëndron për vizitë pune në Berlin të Gjermanisë, ku do të realizojë takime me zyrtar të lartë gjermanë....

Siç njoftojnë nga kabineti I Osmanit ai do të realizojë takime me Mihail Rot, ministër shtetëror për Evropën në Ministrinë federale të Punëve të Jashtme dhe me Andreas Gis, drejtor për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimor të Gjermanisë.
 
"Reformat lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, veçanërisht dinamika e realizimit të masave nga Plani 3-6-9, si dhe mundësitë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre do të jenë në fokusin e bisedimeve. Në takimet do të bisedohet edhe për Procesin e Berlinit si dhe implementimin e masave nga Agjenda për lidhje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, si segment i rëndësishëm për procesin e inkuadrimit në BE, theksojnë nga Sekretarjati për Çështje Europjane. Në kuadër të vizitës në Berlin, Osmani do të takohet edhe me dr.Kristof Bejer, nënkryetar i Bordit drejtues të GIZ, si dhe me përfaqësuesit e fondacioneve "Konrad Adenauer" dhe "Fridrih Ebert", thuhet në njoftim.