MERKATO

Bujamin Shabani te Partizani

10.06.2014 17:56

Bujamin Shabani, i cili u nda me skuadrën kuqezi para disa ditësh, pasi nuk u gjet akordi për kontratë të re mes tij dhe kryesisë, karierën do ta vazhdoj në Shqipëri…..

Njëri prej lojtarëve më të mirë të Shkëndisë së Tetovës në edicionin pranveror, Bujamin Shabani, i cili u nda me skuadrën kuqezi para disa ditësh, pasi nuk u gjet akordi për kontratë të re mes tij dhe kryesisë, karierën do ta vazhdoj në Shqipëri.

Trajneri i Shkëndisë në gjashtë muajt e fundit, Shpëtim Duro, i cili vendosi të kthehet te klubi i Partizanit nga Tirana, sipas burimeve që vijnë nga ky qytet, ka përforcuar ekipin e vet me këtë futbollist, ndërsa zyrtarizimi pritet të vij gjatë kësaj jave.

Gjatë ditëve në vijim, një përforcim i rradhës për ekipin e shqiptarëve nga vendi ynë, Nexhipi e Murati, pritet të jetë edhe Ardian Cuculi, i cili njëashtu nuk nënshkruajti kontratë të re me Shkëndinë. (Mustafa ADEMI, TVM2)