Maqedoni

Horror në Veles, vret fqinjin me çekan, dhe plagos 4 të tjerë

16.08.2017 12:53

Një i vdekur dhe 4 të plagosur. Ky është bilanci i një ngjarjeje që ka tmerruar banorët e velesit...

Sipas policisë, një 46 vjecar ka hyrë me dhunë në shtëpinë e fqinjit të tij 66 vjecar me të cilin ka pasur raporte të acaruara. S.V, me një cekan dhe një levë, ka goditur në kokë fqinjin 66 vjecar, i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve, ka vazhduar sulmin edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës së viktimës.
 
Më pas ka hipur në katin e dytë të shtëpisë, ku jeton vëllai i të ndjerit. Dhe e ka sulmuar atë bashkë me gruan e tij. Nga MPB informojnë se sulmuesi është arrestuar, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.
 
“Reth orës dy të natës, sulmuesi me një çekan në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjit dhe fillimisht sulmoi vajzën e tij 30 vjecare. Më pas kur nëna dhe babai I vajzës hynë në dhomë, I sulmoi edhe ata. Në ndihmë të tyre ka ardhur vëllai I tashë të ndjerit dhe gruaja e tij, por edhe ata janë sulmuar. Sulmuesi është arrestuar”, than nga sektori për punë të brendëshme Veles.
 
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve bashkëshortja e të ndjerit me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ndërsa të lënduarit e tjerë janë në spital në Veles. 
 
“Në orën 3 të mëngjesit, në spital janë sjellë 5 persona të lënduar, nga një sulm në shtëpinë e tyre. Njëri prej të lënduarve, gjysëm ore pas aritjes në spital, ndërroi jetë, pasi lëndimet ishin të mëdha. Kishte thyerje të thella në skalp dhe gjakderdhje në tru. Bashkëshortja e tij erdhi me thyerje të rënda në kokë dhe me gjakderdje në tru, dhe është dërguar menjëherë në Shkup”, tha një mjek në spitalin e Velesit.
 
Ndaj sulmuesit rëndojnë veprat penale vrasje dhe tentim për vrasje. Në rrjetet sociale tashmë flitet se vrasësi kishte paralajmëruar për sulmin në Facebook por nga SPB- veles thonë se këtë do të duhet ta hetojë prokuroria dhe gjykata.
 

ARDITA IMERI