Botë
120 të vdekur në Nepal, qeveria: Katastrofa më e rëndë në një dekadë
16.08.2017 13:58
Të paktën 120 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë po përballen...

Të paktën 120 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë po përballen me pasoja të rënda të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës nga shirat musonë në Nepal. 35 persona konsiderohen të humbur dhe 39 të tjerë janë lënduar
Punonjësit e emergjencave civile po punojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e shkatërruara nga përmbytjet, që janë konsideruar si një nga katastrofat më të rënda natyrore prej gati një dekadë.
Për tre javë rresht pa pushim, reshjet e dendura të shiut janë kthyer në problem jetik për banorët, sidomos në një zonë të ulët fushore në kufi me Indinë. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës nga reshjet e dendura shkaktojnë dhjetëra të vdekur çdo vit në Nepal, ku sezoni i shirave musonë, zgjat nga qershori deri në shtator.
