Maqedoni

MakeDoc “imazhe që rrëfejnë”, 68 filma në një javë festival

16.08.2017 14:29

Mes datave 19 dhe 25 gusht në Shkup për të 8 vit rradhazi do të zhvillohet festivali I filmit kreativ dokumentar, MakeDoc...

Në edicionin e tetë koncepti I festivalit I hap rrugë naracionit vizual duke I dhënë më shumë rëndësi perceptimit të syrit artistik të drejtorit të fotografisë, me crast organizatorët e festivalit kanë organizuar edhe puntori për naracion visual. Festivali mbahet nën moton “Imazhe që rrëfejnë”.   
 
“Këtë vit në Makedok kanë aplikuar 2791 filma 120 shtete, por për fat të mir ose të keq , ia dolem të përzgjedhim 68 filma p;r programin tonë lështu që do të kemi 68  filma qe përmbajnë më pak naracion  ndërsa më shumë rrëfejnë përmes fotografisë”, tha Darko Nabakov.
 
Vlerismet do të bëhen në 5 kategori ndërkaq këtë vit do të vlersohet me Çmim idea etike dhe do të zhvillohet programi I veqant “Femij të rinjë dhe familjë” që ka për qellim stimulimin e fëmijëve të dërgojnë në kinema prindërit. 
 
“Për programin kryesor, të ashtuquajtur “Qepa e madhe, në juri do të kemi , një nga dokumentristët më të rëndësishëm, themelues të organizatës europiane të dokumentarit, Tue Sten Miler nga Danimarka, Anton Kalea nga juroimazh, dhe Vladimir Vlazhevski  regjisor dhe dokumentarist”, tha Petra Siliqka, drejtoreshë e festivalit.
 
Festivali do të hapet me filmin maqedonas “So lubov” në regji të Ilia Cvetkovskit, ndërsa në program janë përfshir vetëm dy filma  ngautor vendas pasi regjisorët nga Maqedonia nuk janë të motivuar të marrin pjesë ne festiva.  Sipas organizatorëve ky numër I kënaqshëm marr parasysh numrin e vogël të filmave vendas qe aplikojnë në festival.