Maqedoni

Liritë fetare në RM, raporti i DASH: Ish qeveria favorizonte KOM-in

16.08.2017 14:53

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE...

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish Qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE, ka favorizuar Kishën Ortodokse – Kryepeshkopata e Ohrit, thuhet në raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2016, të bërë public nga Departamenti Amerikan I Shtetit.
 
Në raport theksohet fakti që Kushtetua e Maqedonisë ndalon diskriminim fetar dhe i garanton liritë dhe shprehjet fetare, por megjithë këtë, vetëm pesë komuniteteve fetare janë të përmendura në Kushtetutë. Fetë e tjera duhet patjetër të miratohen në Gjykatë që të regjistrohen .
 
“Gjykata për regjistrim të komuniteteve ka refuzuar një aplikim, ka pranuar një tjetër, ndërkaq për dy të tjera ende nuk ka pranuar”, thuhet në raport duke shtuar se është refuzuar aplikimi i komunitetit bektashi në Tetovë dhe se Bashkësia Fetare Islame (BFI) është ankuar se Qeveria vazhdon në mënyrë ilegale t’i përgjojë liderët e saj. Stejt Departamenti thekson se komunitetet më të vogla fetare të regjistruara dhe kishat të cilat nuk janë të përfshira në Kushtetutë, ankohen se Qeveria nuk ka trajtim të njëjtë ndaj tyre.
 
Organizatat qytetare, siç është Komiteti i Helsinkit dhe grupet më të vogla religjioze, vlerësojnë se Qeveria përzihet në çështjet fetare dhe se shpesh herë e politizon religjionin, thuhet në raport, ku përmendet pjesmarrja e ish kryeministrit dhe ministrave, në vendosjen e guthemeleve të objekteve fetare .Në raport përmendet se xhamitë dhe kishat shpesh herë janë në shënjestër të grabitjeve, ndërkaq përmendet edhe antisemitizmi i gazetarit Milenko Nedellkovski, të përhapur në rrjetet sociale.
 
Sa I përket lirive fetare në botë, raporti thekson se Grupi xhihadist shteti Islamik është një nga kërrcenimet më të mëdha për liritë fetare në mbarë botën dhe është përgjegjëse për gjenocid.  Sekretari amerikan I shtetit Reks Tilerson, gjatë prezentimit të raportit tha se ISIS është përgjegjës për gjenocidin mbi jezidët, krishterët dhe myslimanëve shiitë në zonat të cilat janë ose kanë qenë nën kontrollin e tij. Ne raportin vjetorë të Stejt Departamentit është analizuar  gjendja e lirisë fetare në 199 vende në botës gjatë vitit 2016, dhe janë listuar edhe perpjekjet që ndërmarrin SHBA-të për të mbrojtur këto të drejta.
 

FARIJE DAUTI BAKIU