Arrestimi i Palevskit, reagon VMRO: PPS nuk a legjitimitet për procedura të reja
VMRO ka reaguar menjëherë pas arrestimit të Pavlevskit....

Sipas partisë së Gruevskit Prokuroria Speciale Publike nuk ka legjitimitet të hap procedura të reja dhe nëse Pavlevski ka shkelur ligjet, për këtë mund të përgjigjet vetëm para prokurorisë themelore publike.
"Me urdhëresë të Prokurorisë Speciale Publike është arestuar Lupço Palevski i cili dyshohet në procedurën hetimore për posedim të bisedave të përgjuara jolegale. VMRO-DPMNE vlerëson se secili i cili ka gabuar para ligjit dhe ka punuar në kundërshtim me të njejtin , duhet të përgjigjet për veprimet e tij në procedurë ligjore dhe të drejtë. Në qoftë se Palevski e ka thyer ligjin, ai për atë duhet të përgjigjet para Prokurorisë Themelore Publike, e cila është prokurori e vetme legjitime që ka të drejtë të hap hetim dhe të ngre akuza pa kurfarë pengesash. Prokuroria Speciale Publike nuk ka legjitimitet të hap procedura të reja", thonë nga VMRO-DPMNE.
