"MARCA"

11-sha më e mirë e të të gjitha kohrave

10.06.2014 18:34

Magazina spanjole ‘Marka’ ka realizuar anketë të madhe duke zgjedhur ekipin më të mirë të të gjithë kohrave të Kampionateve të Botës……

Magazina spanjole ‘Marka’ ka realizuar anketë të madhe duke zgjedhur ekipin më të mirë të të gjithë kohrave të Kampionateve të Botës.

Në ekipin ideal janë përfshirë katër brazilianë, ndërsa interesant është se futbollisti legjendar Pele, sipas shumicës futbollisti më i mirë i të gjithë kohrave, mezi se ka siguruar vend në 11-shen e parë të më të mirëve.

Ndërkohë, jashta formacionit mbesin Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, të cilët nuk kanë gjetur vend as në mesin e futbollistëve rezervë. Më shumë vota fitoi braziliani Ronaldo, gjithsej 138.508, ndërsa në 11-shen e parë më pak vota mori Pele, 56.985.

Formacioni më i mirë reshtohet në sistemin 3-4-3. Porta i besohet Iker Kasiljasit, në mbrojtje reshtohen Maldini, Bekenbauer dhe Roberto Karlos, ndërsa në mesfushë gjenden Iniesta, Zidan, Maradona dhe Krojf. Në sulm reshtohet treshja braziliane Romario, Ronadlo dhe Pele.