Maqedoni
Osmani: Tek Gjermania, shohim partner strategjik; Mihail Rot: Vazhdoni reformat, ju mbështesim
16.08.2017 16:17
Gjermania mbetet partner I I fuqishëm për Republikën e Maqedonisë, dhe si e tillë mbështetja e Gjermanisë për integrim të Maqedonisë në BE është me rëndësi të madhe...

Këtë e ka deklaruar zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani gjatë vizitës në Berlin të Gjermanisë, ku ka takuar zyrtar të lartë gjermanë.
Osmani në Berlin në takimin me ministrin shtetëror për Evropën në ministrinë federale të punëve të jashtme Mihail Rot, ka kërkuar implementimin e masave nga Agjenda për lidhje, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.
“Kërkoj partneritet strategjik me Republikën e Gjermanisë dhe involvim të drejtëpërdrejtë në mbylljen e çështjeve të hapura që i ka Republika e Maqedonisë me qëllim që të shfrytëzojmë këtë mundësi historike, këtë dritare të oportunitetit që ekziston tek ne për të bërë një thyerje substanciale në drejtim të integrimit në BE, por gjithashtu biseëduam për mbështetjen finansiare që Gjermania i jep maqedonisë gjatë këtyre 20 viteve dhe të thellojmë atë bashkëpunim në nivel bilateral”, tha Bujar Osmani, zv. kryeministër për çështje evropiane.
Ministri Rot e vlerson arritjet e fundit të qeverisë së Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të marrëdhpënieve fqinjësore, ndërsa tha se Gjermania është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë nëse vazhdon me politikë të tillë reformuese.
“Veçanërisht më gëzon Marrëveshja për fqinjësi të mire me Bullgarinë, është bërë hap I rëndësishëm drejtë pajtimit me fqinjët. Nxisim Qeverinë të vazhdojë me politikën e njejtë . Në bashkëpunim të ngushtë me parnerët tanë të BE-së , ne jemi të gatshëm ti japim mbështetje të fuqishme politikës së tillë. I japim guxim qeverisë të vazhdoj me politikën reformuese edhe në marrëdhëniet e brendshme”, tha Mihal Rot, ministër shtetëror për evropën në ministrinë federale të punëve të jashtme.
Në kuadër të vizitës në Berlin, Osmani do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë gjermanë.
BELINDA KOKA ADEMI
