Maqedoni
Vendkalimi Bellanoc- Stançiq, nënshkruhet protokolli në Prishtinë ( E KORRIGJUAR)
17.08.2017 13:33
Kosova dhe Maqedonia nënshkruan në Prishtinë protokollin për hapjen e pikës kufitare Bellanoc -Stançiq...

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan në Prishtinë protokollin për hapjen e pikës kufitare Bellanoc -Stançiq, që do ta lidhë rajonin e Karadakut të Kumanovës me Anamoravën e Republikës së Kosovës.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare, potencoi Demaj.
Zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toçi shpreson që projekti të finalizohet në një afat shumë të shkurtër.
“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra”, tha Toci pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, pjesmarrës në nënshkrimin e protokollit, e vlerësoi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme.
Qeveria zhbllokoi dy ditë më parë mjetet nga fondet IPA, nga programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës se Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2013, e çka edhe ligjërisht IPA mjetet e këtij programi vihen në dispozicion për financim të projektit strategjik Bellanoc -Stançiq.
Gyltene sinani
