Maqedoni
Kuvend, vazhdon maratona “Zvërlevski”
16.08.2017 17:08
Në sallën plenare, thuaja të zbrazët, me rreth 30 deputetë, koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE vazhdoi debatin...

Në sallën plenare, thuaja të zbrazët, me rreth 30 deputetë, koalicioni i kryesuar nga VMRO DPMNE vazhdoi debatin rreth propozimit për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski.
Ndërkaq, pjesa dërmuese e deputetëve të shumicës parlamentare as që u paraqitën në salë, pasi një ditë më parë u deklaruan se tërhiqen nga debati shterp, dhe të njëjtën gjë kërkuan edhe nga opozita.
Mirëpo, opozita tha se do të vazhdojë debatin mes veti.
“Përskaj cdo gjëje, vazhdon debati ynë rreth propozimit për shkarkimin e prokurorit public Marko Zvërlevski. E dijmë se kishte periudha kur opozita dilte nga parlamenti, kishte kohëra kur opozita nuk hynte në Parlament. Vepronte disi ose assesi, jashtë parlamentit, dhe kemi shembull qeverinë që hesht, ndërsa ne jemi opozitë e cila vazhdimisht flet për cështje të rëndësishme”, shprehet deputetja e VMRO DPMNE-së, Vesna Damçeska Ilievska.
“Mirë e tha kolegia jonë, këtu do të kemi vetëm debatin tonë. Debatë të opozitës, dhe përmendi se ka patur kohë të vërshtira, por kohë më të vështira se tani nuk ka patur. E shihni se për 70 ditë u shit Republika e Maqedonisë. As të rinjtë as pleqtë nuk mbajnë mend kohë më të vështira”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija.
“Edhe stërzgjatja e debatit në Kuvend, i kushton Maqedonisë po aq sa borxhet që merr qeveria”- tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke rikujtuar kështu opozitën për çmimin e stërzgjatjes së debatit.
“Këto katër orë debatojmë këtu, qeveria ka grumbulluar mbi 50 mijë euro nga borxhet”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija.
“Po aq harxhuam edhe ne si kuvend, tani”- tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Qeveria i propozon Kuvendit që të shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i RM-së, për shkak të ushtrimit të funksionit në kundërshtim me ligjin, profesionalizëm të pamjaftueshëm dhe reagimit jo në kohë.
“Nuk ka ngritur procedura penale për vepra të parapara me ligj dhe ka rrënuar imazhin e këtij funskioni.” – thuhet në arsyetimin e Qevcerisë.
Paraprakisht propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski u pranua nga Këshilli i Prokurorëve Publik të RM-së, me shumicë votash.
SHPËTIM NUREDINI
