Maqedoni
Dimovski: Padi penale ndaj mitrevskit, keqpërdori LSM-në; Mitrevski: Akuzat kundër meje, spin politik
16.08.2017 17:27
Kryesia e Lidhjes se Sindikatave te Maqedonise, ka shqyrtuar dokumentacionin dhe aktivitetin nga puna e LSM-së...

Kryesia e Lidhjes se Sindikatave te Maqedonise, ka shqyrtuar dokumentacionin dhe aktivitetin nga puna e LSM-së, në peiudhën ku ajo udhëhiqej nga Zhivko Mitrevski.
Kreu I ri I LSDM-së, Darko Dimovski e ka akuzuar Mitrevskin për keqperdorim te pozites dhe kompetencave zyrtare “ dhe per” falsifikim te dokumenteve.
Ai paralajmëron padi penale ndaj MItrevskit, I cili sipas Dimovskit, përveç rrogës prej 50 mijë denarëve, ka pasur edhe sigurim jetësor, veturë dhe shofer zyrtar, telefon celularë, të drejtë që të arsimohet dhe kompletohet në llogari të LSM-së si dhe benefite tjera.
“Nje prej vendimeve me skandaloze është e ashtuquajtura kontrate per menaxhim , e personit Zhivko Mitrevski e cila verteton se me 25 qershor eshte miratuar seanca e pare e kryesise e cila sjell vendim per sigurim jetesor. Kryetari ka te drejte per kompenzim te banimit dhe nese posedon shtepi presidenciale ne Shkup , si dhe te drejtën per kompenzim te harxhimeve per banim si rryme, uje,ngrohje dhe gjithe shpenzimet e tjera”, shprehet kreu i ri i LSM-së, Darko Dimovski.
Mitrevski I mohon akuzat ne drejtim te tij.
“I hedh poshte te gjitha keto akuza te paverteta, behet fjale per nje spin I cili ne kontinuitet vazhdon te nderprej kater sindikatat qe kane qene vazhdimisht te perjashtuara nga Lidhja e Sindikatave te Maqedonise, me qellim qe ti plotesojne interesat e tyre personale,ambiciet si dhe bizneset”, shprehet ish kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
Dimovski thotë se Mitrevski tashmë tre ditë me radhë nuk vjen në punë, dhe paralajmëron se do ta sistemojnë jashtë LSM-së, në Byronë për punësim.
Kështu thotë ligji, nëse tre ditë nuk paraqitesh në punë sistemohesh në rrugë, përkujton Dimovski paraardhësin e tij Mitrevski.
AIDA AVDULLAI ZIBERI
