Ahmeti uron Hashim Thaçin për fitoren
Sido që të jetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar kreun e PDK-së Hashim Thaçi për fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit………….
Sido që të jetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar kreun e PDK-së Hashim Thaçi për fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit.
Në telegramin me shkrim Ahmeti shkruan: “Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI-së si dhe në emrin tim personal t’u shpreh urimet më të sinqerta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit në çdo cep të Kosovës si dhe për rezultatin e arritur. Procesin zgjedhor në Kosovë e ndoqa prej së afërmi dhe më duhet që të shpreh vlerësim të lartë për të gjitha subjektet politike si dhe për qytetarët e Kosovës që kontribuuan në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare. Fitorja e besimit të qytetarëve është përgjegjësi e madhe dhe unë ju ftoj që menjëherë t’i rrekemi punës dhe t’i vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’i përafruar qytetarët tanë edhe më shumë duke ju krijuar kushte për përditshmëri të rehatshme, pa pengesa administrative”, thuhet në urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti drejtuar Hashim Thaçit.
