Prodhimi bujqësor në vend, analiza: 20% humbje nga deponimi joadekuat
Çdo vit një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë dështon për shkak të ruajtjes jo të duhur...

Çdo vit një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë dështon për shkak të ruajtjes jo të duhur, në depo të improvizuara të cilat janë nën ndikimin e kushteve të motit.
Humbjet për shkak të deponimit joadekuat, arrijnë në 20 %, që ëhstë një shifër alarmante marrë parasysh faktin që në korniza botërore, ky lloj i humbjes në agro biznes lëviz prej 5 deri në 10 për qind.
Në analizën e fundit e “Koalicionit rural”, thuhet se Kjo është një prej arsyeve që i detyron fermerët të shesin prodhimet e tyre, me çmime shumë të ulëta ose t’i hedhin ato.
Ruajtja jo adekuate e prodhimtarisë e zvogëlon cilësinë dhe kjo sjell ulje të cmimit.
“Ky problem ende është një prej më të rëndësishmëve për bujqësinë e Maqedonisë dhe më së shumti i prek prodhuesit e mollëve, pjeshkëve, dardhave, rrushit, domateve, patateve”, thekson “Koalicioni rural”.
