Botë

Forcat turke të sigurisë arerstuan pesë luftëtarë të SHI-së, të cilët kanë planifikuar sulme në Stamboll

16.08.2017 20:43

Forcat turke të sigurisë arrestuan pesë luftëtarë nga grupacioni Shteti Islamik, të cilët planifikuan të kryejnë sulm në Stamboll...

Forcat turke të sigurisë arrestuan pesë luftëtarë nga grupacioni Shteti Islamik, të cilët planifikuan të kryejnë sulm në Stamboll, kumtuan autoritetet lokale në qarkun Samsun, ku janë arrestuar të dyshuarit.
 
Forcat e sigurisë zbuluan grup terrorist, ku janë anëtarësuar shtatë pjesëtarë të SHI-së.
 
Në aksionin special janë arrestuar pesë prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin.
 
Ata kanë blerë bileta për në Stamboll, ku kanë planifikuar të kryejnë sulm, thuhet në kumtesën e autoriteteve lokale në Samsun.
 
Mediume turke dhe botërore dje kumtuan se javën e kaluar në Stamboll është arrestuar një luftëtar i SHI-së, të cilin e ka kërkuar Interpoli./mia