Maqedoni

Shkarkimi i Zvërlevskit, deputetët votojnë sot, pa VMRO-DPMNE-në

17.08.2017 09:31

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të cilave edhe i seancës së gjashtë...

Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të cilave edhe i seancës së gjashtë në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski,  pasi mbrëmë përfundoi debati për këtë pikë.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski , dje  prezantoi mendimin e Komisionit antikorrupsion,  sipas të cilit pas shpalljes së zgjedhjeve ekziston pengesë ligjore për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror. Pas kësaj ai paralajmëroi se deputetët e VMRO-së do ta braktisin punën e seancës për këtë pikë , për shkak se e konsiderojnë për joligjore.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se  nuk ka kërkuar mendim nga Komisioni për luftë kundër korrupsionit dhe se ai në mënyrë të paautorizuar i është drejtuar Kuvendit me ç'rast ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren.

Sipas tij, Kuvendi është organi më i lartë ligjdhënës në RM, ndërsa Komisioni antikorruptues si organ i cili është zgjedhur nga Kuvendi nuk mund të jetë kontrollor i Kuvendit. Pas kësaj ai e vazhdoi seancën dhe pasi konstatoi se ka përfunduar lista e folësve e përfundoi debatin për këtë pikë dhe e ndërpreu seancën.

Sipas paralajmërimit në internet-faqen e Kuvendit, deputetët fillimisht do të debatojnë për  një pikë nga  seanca e tetë . Më pas vazhdohet me seancën e 6-të ku pikë e parë diskutimi ëshë shkarkimi I Zvrlevskit.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë mbi 30 pika, midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, dhe si pikë e fundit edhe ajo për informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë.