Maqedoni

Konsuli, Palashevski provokon Greqinë, notë proteste nga Athina për qeverinë në Shkup

17.08.2017 11:33

Athina zyrtare me notë proteste ndaj Maqedonisë, pasi konsulli në Toronto, Jovica Palashevksi...

Athina zyrtare me notë proteste ndaj Maqedonisë, pasi konsulli në Toronto, Jovica Palashevksi, është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe “, me yllin e Vergjinës, ku përfshihen edhe territore greke, gjithë rajoni i Halkidhikisë, si dhe Greqia e Veriut deri në Larisa.
 
Athina zyrtare e ka konsideruar rastin si incident diplomatik dhe provokues. Ministria e Jashtme greke, në notën e protestës drejtuar qeverisë Zaev, kërkon ndaljen e prvokimeve të tilla, respektimin e kufijve dhe të parimeve të fqinjësisë së mire, si kushte  për suksesin e aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.
 
Ministria e jashtme e Maqedonisë ndërkohë po heton rastin dhe me informacione do të dalë sapo të sqarojë nëse pretendimet e paklës greke, kanë dicka të vërteë ose jo . Silvana Ivanovska, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, thotë  se për momentin nuk kanë shumë detaje për këtë rast.“Jemi duke u angazhuar për ta sqaruar rastin. Do të japim më shumë informata në momentin që do t’i kemi”, ka deklaruar ajo.