Botë
Peru, mësuesit në protestë, policia i ndalon me gaz lotsjellës e topa uji
17.08.2017 11:53
Mijra mësues dolën në protesta në kryeqytetin e Perusë në Lima, duke kërkuar rritje të rrogave...

Protestat eskaluan në dhunë me policinë e cila përdori ujë dhe gazlotsjellës për të shpërndarë demostruesit. Edhe pse psesidenti Pedro Pablo Kuzynski premtoi të bisedojë për kërkesat e tyre, mësuesit nuk u besojnë këtyre premtimeve. Policia I pengoi mësuesit protestues pak para se ata ët arrinin para Kuvendit.
“Policia na sulmoi sepse e pa që ne nuk kishim ndërmend të ndaleshim. Na gjuajtën me topa uji e gaz lotsjellës. Por ne qëdnruam atje. Ishim një grumbull I madh grash dhe sërisht na sulmuan”, tha Maria Rosales, mësuese.
“Ne jemi mësues nuk jemi terroristë. Në mënyrë paqësore luftojmë për të drejtat tona”, tha Rosa Alvarez, mësuese.
Protestat e mësuesve në Peru, vazhdojnë pas atyre të mjekëve dhe administratorëve dhe kanë bërë që rejtingu i presidentit Kuzynski, të bjerë në 29%, më i ulti që nga korriku i 2016.
REJHANE BUSHI METAJ
