Botë
Sierra Leone, shpresa të vogla për të mbijetuar, vendi në zi
17.08.2017 12:12
Ekipet e shpëtimit në Sierra Leone, vazhdojnë përpjekjet mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive që u shkatërruan nga shirat dhe rrëshqitjet e tokës...

Numri zyrtar I viktimave ka kaluar shifrën 300, një e treta e tyre janë fëmijë, por autoritetet thonë se numri mund të rritet në 1000 teksa 600 persona ende konsiderohen të zhdukur. Por kanë kaluar 48 orë nga përmbytjet dhe shpresat ngadalë po shuhen. Shumë prej trupave janë dëmtuar ndjeshëm dhe kjo bën të pamundur procesin e dientifikimit të tyre.
“Kur vëshrimet filluan, stëpia jonë u shkatërrua menjëherë. Muret ranë mbi ne. 14 të afërm më vdiqën atë natë. Ende nuk e di ku e kam burrin dhe fëmijët. Ishim 16 vetë dhe vetëm unë dhe motra dolëm gjallë”, tha Haua Sillah, e mbijetuar.
“Trupat nuk identifikohen dot. E si mund ti identifikosh janë shumë të dëmtuar”, tha Hadiza Condah, e afërme e viktimave.
Viktimat do të varrosen me nderime shtetërore dhe në 7 ditët e ardhëshme në vend është shpallur Zi kombëtare.
AIDA AVDULLAHU ZIBERI
