Botë

Portugali, zjarret jashtë kontrollit, 74 të lënduar

17.08.2017 12:33

Vazhdojnë zjarret në Portugali. Zjarri në Maçao, është tërësisht jashtë kontrollit....

Autoritet kanë evakuuar banorët nga shumë fshatra, sidomos popullatën e vjetër dhe fëmijët. Në shtëpitë e tyre po qëndrojnë vetëm ata që mund të ndijmojnë ekipet për vënien nën kontroll të zjarreve. Deri tani janë shënuar 74 të lënduar nga zjarret, 8 prej tyre në gejndje më të rëndë.
 
“Isha në shtëpi kur papritmas flakët e zjarrit kapluan pyllin afër shtëpisë sonë dhe filluan të përhapen në mënyrë të frikshme”, tha një banor i Maçaos.
 
“Do vazhdojmë të punojmë derisa ky ferr të marë fund. Fatkeqsisht bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe dhe nuk mund të garantojmë se do të mund të shpëtojmë të gjitha vendbanimet. Zjarri ka avancuar shumë dhe vazhdon të përfshijë sipërfaqe të reja me pyje”, tha Vasco Estrela, prefekt i Maçaos.
 
Për luftën ndaj zjarreve janë angazhuar 850 zjarrfikës me më shumë se 250 mjete motorrike. 178 mijë hektarë pyje janë djegur tërësisht 
 
AIDA AVDULLAHU ZIBERI