Maqedoni

Aksident fatal në Shkup, banorët kërkojnë t’i jepet fund kaosit në trafik

17.08.2017 12:55

Reth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm , një kamion shkeli një kalimtare pranë Ministrisë së Kulturës në Shkup....

Dëshmitarët thonë se kamioni po ecte mbrapsht dhe nuk e pa kalimtaren. Tre orë askush nuk erdhi ta lëvizë trupin e viktimës. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e kësaj zone këkrojnë nga Qyteti I Shkupit dhe komuëns Qendër, që të kufizojnë lëvizjen e kamionëve të mallrave në këtë zonë, deri në orën 7 të mëngjesit.  

Ata thonë se në këtë zonë nuk ka as parkime, as trotuare të lira dhe kamionët në këtë rrëmujë dorëzojnë mallra gjatë gjithë ditës. Nga komuna Qendër thonë se përgjegjës për rregullimin e trafikut, është qyteti I Shkupit. Nga ky I fundit sqarojnë se cështja me kamionët e mallrave në këtë zonë, është rregulluar tashmë dh ndryshime eventuale mund të bëjë vetëm komuna Qendër.

“Komuna Qendër duhet të marë vendim, nëse mer ankesë nga shoqatat qytetare, të drejtohet më pas zyrtarisht në qytetin e Shkupit, I cili shqyrton kërkesën, e nëse e njetja miratohet nga policia e trafikut, I jepet pëlqim Komunës të ndryshojë trafikun në këtë zonë dhe të vendosë sinjalistikën e re", sqarojnë nga qyteti I Shkupit. Derisa komuna qendër dhe qyteti të sqarojnë se kush është kompetente për regjimin e trafikut, qytetarët duhet të hapin sytë mirë para se të kalojnë rrugën.

REJHANE BUSHI METAJ