SHKUP

Astrid Thors qëndron në Shkup

10.06.2014 18:59

Komisari i lartë për minoritete pranë OSBE-së, Astrid Thors, e cila është në vizitë në Maqedoni, ka realizuar takim sot me shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki…….

Komisari i lartë për minoritete pranë OSBE-së, Astrid Thors, e cila është në vizitë në Maqedoni, ka realizuar takim sot me shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki.

Poposki dhe Tors, siç kumtojnë nga MPJ kanë shkëmbyer mendimet për aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria maqedonase në realizimin e obligimeve nga Marrëveshja kornizë, duke kyçur edhe përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike të vogla.

“Njëherësh, në takim është bërë fjalë për implementimin e Strategjisë për arsim të integruar, që duhet të kontribuojë për interakcion të zmadhuar të nxënësve nga komunitetet etnike të ndryshme në procesin arsimor. Ministri Poposki ka përsëritur se implementimi i Strategjisë për arsim të integruar bëhet prioritet i Qeverisë së Maqedonisë”, - thuhet në kumtesë.

Nderkohe , Astrid Tors ka takuar edhe  kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare  Menduh Thaçi.  Sipas njoftimit te PDSH-se në qendër të bisedës ka qenë gjendja e përgjithshme e marrëdhënieve ndëretnike në vend si dhe çështje të tjera me interes.

“Kryetari Thaçi në takim theksoi se nevojitet një përkujdesje e veçantë për menaxhimin e marrëdhënieve ndëretnike, që paraqesin shtyllën e stabilitetit në vend”, - njoftojnë nga kabineti i Partisë Demokratike Shqiptare.