Maqedoni
25 vite ARM, Sheqerinska: Sfidat i kthyem në profesionalizëm
17.08.2017 13:30
Në muzeun ushtarak në Shkup, u hap sot ekspozita “25 vite Armata e Maqedonisë”...

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska potencoi me këtë rast sfidat e tranfromimit të ARM-së. Sipas saj, nga sistemi i regrutimit, ARM është kthyer në një armatë tërësisht profesionale .
“Mendoj se ishte më adekuate, në shpënimin e 25 vjetorit të ARM-së nëpërmjet shum fotografive të dëshmojmë se sa ishin të rëndësishme por edhe të vishtira të gjitha këto vite. Në këto fotografi do të vëreni se njerzit ndryshojnë, poashtu ndryshojnë edhe udhëheqësit në armatë, por e përbashkët është ajo se institucioni shkon përpara, zhvillohet për të mirën e shtetit dhe qytetarëve”, tha Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Qëllimi strategjik i vendit dhe armatës mbetet integrimi në NATO, e më pas edhe në BE tha minsitrja Sheqerinska, e cila njëherit vlerësoi lart angazhimin e pjestarëve të ARM-së në misionet ndërkombëtare si Altea në Bosnjë e Hercegovinë, apo ISAF në Afganistan.
GYLTENE SINANI
