Maqedoni
Tarifa e lirë e energjisë elektrike, LSDM: Së shpejti nga dy orë çdo ditë
17.08.2017 14:00
LSDM-ja thekson se qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të do të shfrytëzojnë tarifën e lirë...

LSDM-ja thekson se qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë dhe se Qeveria e re intenzivisht po i zbaton reformat e premtuara.
Në kumtesën partiake, LSDM potencon se Qeveria ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, nga dy orë. Me atë realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët”, thonë nga partia në pushtet nga e cila shtojnë se Qytetarët së shpejti do të mund të shfrytëzojnë nevojën reale për tarifën e lirë të rrymës gjatë ditës dhe gjatë fundjavës.
Të gjithë qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kjo masë sidomos familjet që janë nën përkujdesje të ndihmës sociale. Sipas LSDM-së, me kursim dhe punë të përgjegjëshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmtojë askënd.
