Maqedoni
Filluan regjistrimet në SHKM, intersim i madh për gjuhë dhe letërsi shqipe
17.08.2017 14:28
Në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi filloi regjistrimi i studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2017 2018....

Në katedrën për gjuhë dhe letërsi shqipe interesimi i studentëve për tu regjistruar është tejet i madh sidomos për drejtimin arsimor gjuhë dhe letërsi shqipe ku parashihet të pranohen 55 studentë, ndërsa është paraqitur numër më i madh. Interes nga studentët ka edhe për programet përkthyes nga gjuha shqipe në maqedone dhe anasjelltas bëjnë të ditur nga kjo katedër.
“Deri më tani ka 62 të paraqitur që do të thotë mbi kuotën e lejuar,kemi program studmior për gjuhë dhe letërsi shqipe ku parashihen të pranohen 55 studentë dhe dy programe studimore për pëerkthyes nga gjuha shqipe në maqedonisht dhe anasjelltas ku parashihen 30 studentë. Tradicionlisht interesimi më i madh është për gjuhë dhe letërsi shqipe drejtimi arsimor”, tha Jovanka Llazareva Stevanofska, Prodekane për arsim.
Ndërkohë studentët thonë që kanë vendosur të studjojnë gjuhë dhe letërsi shqipe sepse ky drejtim ofron perspektivë.
“Është një ndër fakultetet më të mira në Maqedoni mendoj se do të kem shumë sukses”...
“Mendoj se është drejtim i mirë gjuha shqipe sepse është gjuha ime amtare dhe e kam preferuar si drejtim”...
“Mendoj se punë mund të gjesh më lehtë si albanologe apo mësuese”...
“E pëlqej këtë drejtim sepse në fshatin tim ka shum pak kuadër pune”, thanë studentët e anketuar.
Afati i parë i regjistrimit do të përfundojë të premten,nëse eventualisht mbeten vende të lira afati i dytë do të jetë më 4 shtator dhe i treti më 15 shtator.Këtë vit në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi nuk do të ketë studime të disperzuara.
FLUTRA LATIFI
