Maqedoni

TAV me një linjë të re dy herë në javë fluturime drejt Mynihut

17.08.2017 15:18

Nga 31 tetori Aeroporti I Shkupit “Filipi I II-të” do të ketë edhe një linjë të re ajrore, Shkup – Mynhen, me kompaninë Eurowings, anetare e grupacionit Lufthanza...

Çmimet do të  fillojne nga 39,99 euro ne nje drejtim , ndersa nga aeroporti nderkombetar i Mynihut,  pasagjeret nga Shkupi do të mund të  lidhen me më shume destinacione të Europës dhe Botës. 
 
“Vlerësoj se  kjo linjë do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për faktin që qytetarët do të kenë një linjë direkte, por  gjithashtu do të mund të lidhen edhe me fluturime tjera në Europë”, tha Alper Ersoj, drejtor general i TAV për Maqedoninë. 
   
“Fillojmë me fluiturimet nga 31 tetori, dy herë në javë, të martave dhe të premteve, shpresojmë që këtë vit do ta përmbyllim më 22 milionw udhëtarw. Na gëzon fakti që Shkupi do të jetë destinacioni i 91 që përfshimë në hartën tonë të fluturimeve”, tha Ivan Oreq, nga Eurowings.
 
TAV Maqedoni nga korriku I këtij viti ka linja direkte  me Romën, Maltën , Vaksjo me VizzAir ndërsa KatarErwei, gjithashtu nga korriku ka vënë linjë direkte deri në Hoda. 
 
ARLINDA BAFTIU