Maqedoni
Proritetet e pasardhësit të Zvërlevskit, rastet e PSP-së, rastet e Montuara, 27 prilli
17.08.2017 15:23
Zgjedhja e pasardhësit të kryeprokurorit Zvërlevski, është një procedurë që sipas ligjit do të zgjasë një muaj...

Edhe pse është herët të spekulohet me emra, tashmë gara ka filluar dhe jozyrtarisht përmenden edhe kandidatët potencialë, jo vetëm nga sfera e avokatisë por edhe nga ajo akademike.
Pasardhësi I Zvrlevskit do të jetë shumë I zënë me punë. Ai duhet të merret me paditë e rasteve të ngritura nga PSP, zbardhjen e sulmit në Kuvend më 27 prill, rastet e montuara, sidomos rastet Monstra e sopoti, për të cilën tashmë me vite të dënuarit e pafajshëm prsin drejtësinë.
Pa dyshim gjëja e parë kryesore që duhet të bëjë kryeprokurori I ri, është vendosja e rendit në Prokurorinë Publike si dhe ndryshimet kadrovike të brendshme, marrë parasysh faktin që kjo prokurori ëhstë në qendër të opinionit publik për partizim të tejskajshëm.
Dhe duket se nuk do të jetë punë e lehtë për cilindo që do të ulet në karriken e parë të prokurorëve publikë. Prokurori Publik emërohet nga Kuvendi me propozim të Qeverisë për një periudhë prej gjashtë vjetësh dhe me të drejtë për tu rizgjedhur edhe një herë.
Sipas ligjit për prokuror publik, “Kuvendi me propozim të Qeverisë e shpall zgjedhjen e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare dhe të paktën në dy gazeta ditore. Pastaj ka një afat prej 15 ditësh për paraqitjen e kandidatëve, shqyrtimin e biografisë së tyre. Më pas, Këshilli i Prokurorëve Publikë, në afat prej 15 ditësh duhet qëtë japë mendim me shkrim deri tek qeveria për kandidatët të cilët i plotësojnë normat ligjore”.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, qeveria propozimin bashkë me mendimin e Këshillit e dërgon në Kuvend ku edhe duhet të votohet.
BELINDA KOKA ADEMI
