Maqedoni
Osmani: Mbështetja e Gjermanisë, e rëndësishme për RM-në
17.08.2017 15:39
Në kuadër të vizitës në Gjermani, zëvendëskryeministri Osmani realizoi edhe disa takime të ndara...

Në kuadër të vizitës në Gjermani, zëvendëskryeministri Osmani realizoi edhe disa takime të ndara, në të cilat është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Gjermanisë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Siç thuhet në kumtesën e SÇE-së, Osmani në veçanti theksoi iniciativën e “Procesit të Berlinit”, por edhe për mbështetjen e drejtë për drejtë të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania.
“Duke e pasur parasysh mbështetjen politike, si dhe financiare dhe mbështetjen zhvillimore të Maqedonisë, Gjermaninë e shohim si vend mik dhe partner shumë të rëndësishëm të vendit tonë për aspiratat europiane dhe euro- atlantike”, ka deklaruar Osmani.
