Maqedoni

Sërisht zjarr në deponinë e Strugës, qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente

17.08.2017 15:57

Mbrëmë sërisht iu vu zjarri deponisë në Strugë....

Qytetarët e revoltuar kërkojnë nga qeveria që të pastrojë deponinë dhe mbeturinat ti dëgojë në deponinë në Drisla në Shkup, ashtu si premtuan.

Nga iniciativa qytetare “Struganët për Strugën”, I kanë dhënë sot 10 ditë afat qeverisë që të heqë mbeturinat dhe të parandalojë ndërkohë vënien e zjarreve.

Ata kërkojnë zgjidhje afatgjatë për deponinë që për vite me radhë helmon banorët e Strugës. Edhe iniciativa qytetare “Mjaft“ I është drejtuar me një letër qeverisë dhe komunës së Strugës, përmes së cilës këkrojnë sqarim se deri ku është procedura për furnizimin me kamionë dhe kazanë.

Ata lërkojnë sqarime edhe  se përse u lejua që deponia të digjet, kur u paralajmërua se tashmë e njejta ruhet me sigurim privat  24 orë në ditë. Edhe pse u premtua që deponia do të zbrazet, ajo po mbushet cdo ditë e më tepër. Në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, kazanët sërisht zbrazen në deponinë e egër, madje më shumë se më parë marrë parasysh faktin që Struga është në vlug të sezonit turistik.