KARAÇI

Zmbrapset sulmi në aeroportin e Karaçit

10.06.2014 19:16

Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në një objekt për trajnimin e forcave të sigurisë në aerportin e Karaçit, dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar të njëjtin….

Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në një objekt për trajnimin e forcave të sigurisë në aerportin e Karaçit, dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar të njëjtin.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmin e sotëm. Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë në aeroport ka thënë se sulmuesit janë larguar pasi forcat pakistaneze janë kundërpërgjigjur. Nuk raportohet për viktima, ndonëse raportet e mëhershme kanë folur për pesë të vrarë. Ndërkaq, në sulmin e dy ditëve më parë ne aerportin e Karaçit janë vrarë së paku 35 njerëz.