Maqedoni
Kthehen kartonët e kaltër, qytetarët të painformuar, kërkojnë zgjidhje
17.08.2017 16:11
Janë rikthyer në përdorim kartonët e kaltër, pas skadimit të afatit 5 vjecar të kartelave elektronike mjekësore të dhëna në 2012....

Qytarët që nuk kanë kartela aktive e as kartona të kaltër, nuk do të mund të marrin dot ilacet e tyre. Shumë qytetarë të painformuar, u kthyen bosh nga farmacitë, pasi vetëm kur hynë për të marrë ilacet, farmacistet iu treguan se kartelat elektronike më nuk vlejnë.
“Kam ndëgjuar prej në television por nuk e dija se nuk vlejnë më”...
“Unë as nuk e kam shfrytëzuar kartelen vetem me librezën”…
“Unë nuk di asgjë s’më kanë kërkuar asgjë”, thanë qytetarët e anketuar.
Të painformuar janë edhe mjekët që vazhdojnë të punojnë me kartelat elektronike.
“Unë jam mjeke por nuk kemi informacione që nuk funksionojnë më kartelat, sepse ende vijnë njerëz me kartela dhe ne ju shënojmë barnat e nevojshme. Unë vetë kam klartelë elektronike dhe ne mjekun tim amë shkoj me këtë kartelë”, tha Dragovska Elizabeta, mjeke.
Ende nuk dihet se si do të zgjidhet kjo situatë. Nga fondi shëndetësor kërkojnë kohë për konsultime. Ende nuk është përzgjedhur firma që do të shtypte kartelat e reja. Firma e vjetër nuk punon më pas mosmarrveshjeve rreth mospagesave të parave.
Përvec kartelave aktualisht të skaduara, edhe 500 mijë qytetarëve të tjerë u skadojnë kartelat elektronike mjekësore në fund të vitit. Shumë ndërmarje kanë kthyer kartonat e kaltër për të punësuarit e tyre. Ministry I shëndetësisë ka premtuar se do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, deri në shpalljen e tenderit të ri.Kartelat e para elektronike u shtypën në 2011.
Edhe pse u paralajmërua se ato do të ishin pa pagesë, dhe se për projektin janë siguruar 7.5 milionë euro, ish ministry Todorov vendosi që qytetarët ti paguajnë të njejtat.
SEMRA AJETI
