Maqedoni
Rastet e Montuara, Besa: Fajtorët para drejtësisë, PPS me drejtësi selektive
17.08.2017 16:19
Lëvizja Besa vlerëson se rastet e montuara politike për shqiptarët si “Sopoti” dhe “Mostra”...

Lëvizja Besa vlerëson se rastet e montuara politike për shqiptarët si “Sopoti” dhe “Mostra”, nuk kanë filluar me Marko Zvrlevskin dhe nuk do të zbardhen vetëm me shkarkimin e tij . Organet e drejtësisë duhet të reformohen rrënjësisht, drejtësia duhet të vihet në vend thonë nga Besa.
Shkarkimi i Zvërlevskit , nuk do t’i zgjidh problemet e prokurorisë publike, të cilat janë shumë më të vjetra . “Besa” vlerëson edhe se PSP është bërë vegël që shfrytëzohet për interesa politike.
“Insistojmë që sa më parë të zbardhen rastet e njohura si montuara dhe fajtorët e vërtetë të vihen para drejtësisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Duhet një herë e përgjithmonë të përfundojë koha kur shqiptarët janë fajtorët kujdestarë dhe gjah i proceseve të deformuara gjyqësore që udhëhiqen nga qëllimet politike të atyre që këtë shtet e konsiderojnë si pronë të tyre. Neglizhenca dhe bashkëpunimi i faktorit politik shqiptarë në qeveri është e pafalshme. Andaj, jo rastësisht sot kanë nisur të zbehet edhe besimi në Prokurorinë Speciale e cila ka filluar të funksionojë sipas drejtësisë selektive, duke klasifikuar rastet varësisht nga interesat politike të partive në pushtet”, tha Faton Fazliu, Lëvizja “BESA”.
Nga Lëvizja BESA thonë se do të angazhohen maksimalisht që të zbardhen të gjitha proceset e montuara gjyqësore, të zbardhen aferat korruptive ku përfliten akterë të lartë politik të cilët edhe tani janë pjesë e qeverisë.
Nëse nuk ndodh kjo, Qeveria do të përballet me ragim të fuqishëm qytetarë, thonë nga BESA, të cilët paralajmëruan se në ballë të këtij organizimi do të jenë ata, për të ndaluar drejtësinë selektive e cila sic thonë, është në dëm të shqiptarëve, e në dobi të politikanëve të korruptuar.
FARIJE DAUTI BAKIU
