Maqedoni

“Titanik 2”, këshilli gjyqësor ua heq imunitetin 5 gjykatësve

17.08.2017 18:09

Këshilli gjyqësor ua hoqi mandatin 5 gjykatësve nga Gjykata Administrative, për të cilët Prokuroria Speciale Publike...

Këshilli gjyqësor ua hoqi mandatin 5 gjykatësve  nga Gjykata Administrative, për të cilët Prokuroria Speciale Publike ka ngritur padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit në rastin “Titanik”.

Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk u bë nga specialja, por nga gjykata penale, pasi gjykatësja Verka Petkovska këkroi mendim nga Këshilli Gjyqsor se si të veprojë  në këtë rast.

Këshilli gjyqësor ka shqyrtuar letrën që të hënën pas dyerve të mbyllura por nuk arriti të japë mendim, duke shtyrë përgjigjen për sot, ku u duskutua sërisht larg syve të opinionit.

Jozyrtarisht bëht fjalë për gjykatësit, Biliana NIkodinovska Petrovska, Lidia Ivanovska. Blagorodna Angjelova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzullai.  Gjykatësit shfrytëzuan imunitetin e tyre ligjor, që në kohën kur mereshin në pyetje nga PSP   rreth dyshimeve për  involvimin e tyre  në manipulimet zgjedhore në komunën Çair.

Por edhe përkundër mbrojtjes me imunitet, ekipi i Janevës vendosi që të ngre padi edhe për ata, në lëndën e quajtur “Titanik 2”.

Rasti me imunitetin gjyqsor u aktualizua  pasi 17 lëndët për të cilat PSP ngriti akuzë në ditën e fundit të afatiot ligjor, ariti deri tek gjykatësit nga Gjykata Penale për vlerësim të akt padive.

Nga PSP nuk duan të komnetojnë asgjë, por përkujtojnë se heqja  e imunitetit është vetëm për rastet e  përcaktimit të  paraburgimit, ndërsa në rastin konkret një gjë e tillë nuk është e kërkuar.

Në shkurt të këtij viti PSP  hapi lëndën  Titanik 2, në të cilin hapi hetim për 5 gjykatës të Gjykatës Administrative dhe 4 anëtarve të KSHZ-së, për keqpërdorim të funksionit zyrtar në vitin 2013. 

ERSAN PAJAZITI