Botë

Në Turqi janë arrestuar njëzet persona të dyshimtë për lidhshmëri me organizatën e Gylenit

17.08.2017 21:49

Njëzet persona, në mesin e të cilëve edhe gra, janë arrestuar sot në operacionin në Konja dhe në gjashtë qarqe të Turqisë...

Njëzet persona, në mesin e të cilëve edhe gra, janë arrestuar sot në operacionin në Konja dhe në gjashtë qarqe të Turqisë të dyshuar për lidhje me organizatën e Fetullah Gylenit, shkruan gazeta "Miliet".
 
Operacioni është ndërmarrë në suaza të hetimit të prokurorisë në Konja. Është dhënë urdhër për arrestimin e 38 persona, të dyshimtë se e kanë përdorë aplikimin celular Bajllok  (ByLock).
 
Sipas autoriteteve turke, organizata terroriste e Gylenit, qëndron pas tentimit për grusht shtet në vend më datën 15 korrik të vitit 2016./mia