Botë

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Barcelonë

17.08.2017 22:13

Vetëm disa orë nga sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 13 persona dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësitë...

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve të ISIS “Amaq”. Agjencia ka thënë se atentatorët janë ushtarë të ISIS. 
 
Policia spanjolle ka arrestuar një të dyshuar për sulmin.
 
Driss Oukabir është vënë në pranga si një nga të dyshuarit, ku mbetën të vdekur 13 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
 
Mësohet se Oukabi e ka marrë furgonion me qira fugonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada më të cilën sulmoi turistët.